Përveç garës për Palmën e Artë dhe temat delikatë që trajton, Festivali i Filmit në Kanë sjell modë, histori kostumesh, gossip por mbi të gjitha sensualitet.

Dhe kush më mirë se Irina Shayk do të prezantonte këtë mozaik. Me një fustan të kuq, modelja ruse mori vëmendjen e të gjithëve, por edhe u komentua shumë nëse kishe veshur apo jo të brendshme.

Në krah të stilistit Alexander Wang, me një buzeqëshje rrezëllitëse Bella Hadit la të gjithë pa fjalë me pamjen e saj. 21-vjeçarja kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër që i tregonte linjat prej modeleje.

Amber Heard mund të konsiderohet provokuese me këtë fustan që në plan të parë duket si pranverë, por që sytë të mbeten tek dekoletja e hapur në pjesën para dhe pas.

E zeza nuk të tradhton kurrë, ndaj dhe mbase është zgjedhje e Penelope Cruz dhe Cate Blanchet, tashmë të konsideruara mbretëresha të Edicionit të 71 të Filmit në Francë.

Tv Klan