Aktorët e “Yjet e së ardhmes” i janë rikthyer sheshit të xhirimit në fazën e dytë të filmit artistik me regji të Edmond Topit. Në çakun e parë, ku protagonistë janë me të vërtetë disa nga yjet e kinemasë shqiptare, si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Luftar Paja, Karafil Shena dhe Sadush Ylli, të ftuara ishin edhe mediat.

Filmi është ndërtuar mbi skenarin e gjermano-austriakut, Uli Bree.

Ngjarjet zhvillohen në një shtëpi të moshuarish. Qetësia e institucionit prishet kur aty vjen një artist. Pasi zbulon talentin e gjithsecilit, ai krijon një grup artistik dhe organizon një koncert. Të moshuarit përballen me kundërshtinë e drejtores dhe rregullave të vendosura nga ajo. Atëherë shfaqjen e hedhin në YouTube, ç’ka do t’u japë edhe famën.

Xhirimet, në më të shumtën e tyre janë kryer në “Shtëpinë e Zotërinjve”.

“Yjet e së ardhmes”, për të cilin regjisori thotë se është titulli provizor, do të vijë për publikun në pranverën e vitit të ardhshëm.

Tv Klan