Kalendari “Pirelli” pritet çdo vit me kureshtje për risitë që sjell në fushën e Modës, apo për personazhet e famshëm që bëhen pjesë e tij.

“Pirelli” publikoi videon për edicionin 2018. Në ndryshim nga vitet e tjerë, këtë herë do të jetë një kalendar me të gjithë protagonistët me ngjyrë.

17 personazhe bëjnë pjesë në këtë kalendar, shumë prej tyre emra të njohur, nga Hupi Goldberg, Naomi Campbell apo reperi amerikan P. Diddy, të gjithë të futur në lëkurën e personazheve të përrallës “Liza në Botën e Çudirave”.

“Pirelli” surprizon gjithmonë me personazhet që fton në kalendar. Për vitin 2017 pjesë e tij u bënë emra të njohur si Nicole Kidman, Kate Winslet apo Julianne Moore./Tv Klan

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”349″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]