Në këtë 25 vjetor të karrierës si këngëtar lirik, i rritur në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ylber Gjini, kurikulimin e tij e pasuroi me një tjetër rol, atë të Rigolettos, në operan premierë me tre akte të Giuseppe Verdit. Në studion e provave, edhe pse një urdhër i brendshëm i institucionit, i ndalon artistët të japin këndvështrimin e tyre mbi vitin artistik që shkoi, baritoni beson se liria e të shprehurit është një realitet që askush nuk mund ta tjetërsoj. Handikap për Ylber Gjini është bordi artistik.

Dhe pasojat bien mbi kalendarin e ri artistik që duhej të publikohej me mbylljen e këtij sezoni.

Përveç problemeve në funksionim normal të bordit, Ylber Gjini tashmë nuk ushqen asnjë shpresë se ne Teatrin e Operas dhe Baletit do të vihet dorë.

Në fillim të Janarit, Ministria e Kulturës premtoi rikonstruksionin e të vetmit Teatër të Operas dhe Baletit. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e quajti 2016, kantier ndërtimi, në Tetorin e një viti më parë, por që deri më tani, nuk është vënë asnjë tullë e re.

Tv Klan