Qandeel Baloch, një prej figurave më të famshme dhe kontroverse të rrjeteve sociale në Pakistan është gjetur e vrarë në banesën e saj, në qytetin Multan.

Sipas policisë, ajo është mbytur nga i vëllai, në atë që autoritetet e konsiderojnë si vrasje “për çështje nderi”.

Duke folur për CNN, shefi i policisë të këtij qyteti tha se 25 – vjeçarja u gjet e mbytur dhe se dyshimet bien mbi vëllain e të resë, pasi ky i fundit ishte shprehur hapur kundër materialeve që e motra postonte në internet.

paki1

Baloch u bë e famshme për shkak të fotografive dhe videove pikante që postonte në rrjete sociale.

Në fakt postimet e saj nuk kishin ndryshim me ato mijëra yjeve të tjera, por sjellja e 25 – vjeçarit ishte diçka e pazakontë në Pakistan, dukë shtyrë limitet e asaj që i lejohet femrave në këtë vend./tvklan.al