Pas gati dy muajve zvarritje dhe 14 seancash dështim Gjykata e Krimeve të Rënda administroi si provë një pjesë të dëshmisë së Ylvi Beqjas. Biznesmeni është  dëshmitari  i  mbrojtur në dosjen Shullazi. Togat e zeza  vendosen të vazhdojnë procesin në prani të avokatëve të caktuar nga shtetit, duke parë që mbrojtësit e zgjedhur nga familjet dhe të dyshuarit po e zvarrisnin procesin.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe në mungesë të Emiljano Shullazit, i cili mësohet se ndodhet ij shtruar në spital për një problem shëndetësor. Biznesmeni ka rrëfyer kërcënimet dhe gjobat që ka paguar. Ai ka nisur me momentin e njohjes me Emilajno Shullazin të cilin tha se ia ka prezantuar një avokat. Ai ka rënë dakord t’i jepte 20% të sipërfaqes së ish-hotel Vollges në rast se arrinte ta regjistronte në hipotekë.

Beqja tha se pas regjistrimit të pronës nën kërcënimin e armës Emiljano Shullazi e kishte detyruar të firmosë një kontratë të re ku i dhuronte edhe 10% të tjera të  pronës. Ai ka treguar edhe momentin kur nën kërcënimin e armëve i ka dhënë Emiljano Shullazit dhe bandës së tij rreth 550 mije euro.

Këto para ai i kishte fituar nga shitja e një të tretës së hotelit tek familja Kodra. Sipas dëshmisë një pjesë të parave ai ia ka dhënë kesh ,ndërsa pjesën tjetër me çeqe. Këto çeqe më pas janë tërhequr në bankë nga të arrestuarit Gilmado Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela. Pjesën tjetër të dëshmisë Beqja do ta japë të hënën për shkak se një nga avokatet u largua se kishte një gjyq tjetër.

Tv Klan