You Tube është duke hasur probleme të mëdha për shumë përdorues të cilët nuk mund të përdorin faqen e njohur.

Sipas DownDetector faqja u bë e papërdorueshme për shumë klientë të Evropës rreth orës 6 pasdite të ditës së sotme.

Faqja më e njohur në botë për transmetimin e videove nxjerr në “Home” e saj një mesazh të inkriptuar.

“Na vjen keq, diçka nuk funksionon. Një skuadër majmunësh specialistë janë duke ndrequr situatën”./tvklan.al