“Your face sounds samiliar”, mbyll një tjetër natë të suksesshme e plot surpriza.

Lëvizjet, mimikat, tiparet e fytyrave dhe çdo detaj tjetër i personazheve të zgjedhur u imituan me shumë hollësi.

Votimi i jurisë dhe vetë personazheve, rezultoi në një barazim midis Kastro Zizos dhe Era Rusit.

Por ishte Bojken i cila tha fjalën e fundit dhe kurorëzoi si fituese Era Rusin, e cila erdhi me një performancë elektrizuese e trasgresive të Lady Gaga-s me këngën Poker Face.

Me muzikë, kërcim, aktrim dhe batuta ”Your Face Sounds Familiar” vjen çdo të hënë në 20:15, me fytyra të njohura të transformuara në fytyra të reja.

Tv Klan