Eni Koçi është një ndër femrat me seksi dhe këngëtaret më të suksesshme të momentit. 20-vjeçarja do të lancojë sot në orën 17:30 këngën më të re në anglisht me titull “Your love”, e cila shoqërohet me videoklip.

Sikurse kanë qene edhe këngët e tjera të suksesshme që ka realizuar Eni dhe kënga më e re pritet të jetë një hit i kësaj vere. Por, ky nuk do jeto i vetmi videoklip, pasi këngëtarja do surprizojë fansat e saj me këngë të reja gjatë verës.

Sipas burimeve të www.tvklan.al Eni ka filluar projekte dhe bashkëpunime jashtë Shqipërisë me këngëtare të huaj./tvklan.al