Ka sfilata që dallojnë, që ngjallin emocion. E tillë ishte ajo e Yves Saint Laurent nën këmbët e kullës Eiffel.

Stilistit i njohur francez zgjodhi të prezantojë koleksionin e tij në një mënyrë të veçantë me rastin e javës së modës në Paris. Paraqitja e koleksionit pranverë-verë 2018 këtë herë i ishte dedikuar bashkëthemeluesit të shtëpisë së modës Sën Loren, Pierre Bergé, i ndarë nga jeta pak javë më parë.

Në pasarelë kaluan disa nga modelet më të njohura, mes të cilave Kaia Gerber, vajza 16-vjeçare e Cindy Crowford, e cila po ndjek hapat e së ëmës në industrinë e modës, duke u kthyer në një nga emrat më të kërkuar.