Maqedonia është në prag të formimit të qeverisë së re, në qoftë se gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve. Sipas Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, brenda 15 ditëve, presidenti Ivanov duhet ti jape mandatin kreut te LSDM-se, Zoran Zaevit, brenda 15 ditëve. Xhaferi informoi dy ditë më parë presidentin për ekzistencën e shumicës parlamentare. Kreu i LSDM-së u takua sot me Ambasadorin Amerikan në Maqedoni, ku folën për gjendjen politike në Maqedoni dhe sfidat për të ardhmen. Pas takimit me diplomatin amerikan, Zaev tha se është gati të takojë Presidentin Ivanov, që ta sigurojë për ruajtjen e Kushtetutës dhe unitetin e Maqedonisë.

Seanca e ardhshme e Kuvendit do të thërritet nga Kryetari Xhaferi sapo të mbërrijë në Kuvend programi që propozon qeveria e ardhshme, praktikisht, koalicioni LSDM dhe partitë shqiptare me në krye BDI-në. Një ditë më parë, Talat Xhaferi u takua në Bruksel me komisionerin për zgjerim Johannes Hahn, pas të cilit kryeparlamentari konfirmoi se mori mbështetjen e Brukselit për zgjedhjen e tij. Edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Federika Mogerini përshëndeti zgjedhjen e Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë./TvKlan