Maqedonia sot ka kaluar testin e demokracisë dhe tregoi se si ndërtohet konsensusi, tha kryeministri Zoran Zaev pas seancës së mbyllur të Komisionit parlamentar në të cilin u diskutua marrëveshja me Bullgarinë.

Zaev tha se është saktësuar se marrëveshja është mes dy shteteve dhe dy kombeve. Opozita sërish kërkoi nga kryeministri qartë të tregojë se në cilën gjuhë do të nënshkruhet marrëveshja dhe cilat ngjarje historike do të festohen së bashku./INA