Zoran Zaev pritet që së shpejti të ketë gati kabinetin qeveritar ndërkohë që bisedimet me aleatët e partive shqiptare hyjnë sot në fazën konkrete të ndarjes së ministrive.

Pas takimit të një ditë më parë me Ali Ahmetit, Zaev konfirmoi se janë përafruar qendrimet për ndarjen e posteve në Kabinet. Gjatë takimeve të deri tanishme me BDI, Besën dhe Aleancën për Shqiptarët është thënë zyrtarisht se është diskutuar në parim për reformat dhe qendrimet parimore mbi të cilat do të ngrihet qeverisja e re.

Besa pritet ende të vendosë nëse do të marrë pjesë në qeveri. Ndërkohë, përfaqësuesja e lartë e BE – së, Federica Mogherini ka ftuar për një darkë joformale në Bruksel 7 kryeministra të Ballkanit. Nga Maqedonia është ftuar Zoran Zaev pavarësisht se Kryeministër në fuqi mbetet kreu i qeverisë teknike Emil Dimitriev.

Disa pamje të kamerave të sigurisë të Kuvendit të Maqedonisë u bënë publike nga mediat vendase. Pamjet tregojnë se si ditën e 27 Prillit, të paktën dy deputetë të VMRO – DMPNE kanë hapur dyert e Kuvendit duke lejuar turmën të hynte brenda./Tv Klan