Pavarësisht dallimeve etnike, fetare e gjuhësore, qytetarët e Maqedonisë si kurrë më parë janë të bashkuar rreth vlerave evropiane, tha kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.

 Ai theksoi se 9 Maj i sivjtëm ka rëndësi të veçantë, pasi vendi ndodhet para formimit të qeverisë së re demokratike. Zaev i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të kontribuojnë në ndërtimin e një Maqedonie Evropiane.

 

“Maqedonisë më shumë se asnjëherë më parë i nevojitet Evropa, sepse i mbledh qytetarët në vendin tonë në një botë me perspektivë dhe shpresë. Prandaj, qytetarë të nderuar, patjetër ta shfrytëzojmë këtë moment! Para nesh ka edhe shumë sfida, për të cilat janë të nevojshme edhe shumë punë, energji, entuziazëm. Atë nuk mund ta bëjë vetëm një njeri e as disa politikanë. Të nevojshëm jeni të gjithë. Të gjithë me dijet e veta, me atë që është, mund të kontribuojë në ndërtimin e Maqedonisë bashkëkohore, demokratike dhe evropiane

”,deklaroi Zoran Zaev, LSDM.