Jemi të gëzuar me faktin se BE-ja mbetet e përkushtuar për të ardhmen e Maqedonisë. 67 mandatet janë një kusht normal për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë, ndërsa BE-ja do të mbështesë qeverinë e ardhsme për anëtarësim të shpejtuar në këtë organizatë

”.

Kështu u shpreh lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me përfaqësuesen e lartë evropiane, Frederika Mogherini njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai kërkoi edhe njëherë nga presidenti i vendit ta analizoj vendimin e tij, për faktin se pas 67 mandateve qëndrojnë 700 mijë votues. Sipas tij, vonesat mund ta përkeqësojnë dhe situatën në Maqedoni.

Lideri i LSDM-së tha se mbeten të përkushtuar në gjetjen e vendime të shpejta por edhe të mençura.

“Këtë nga ne e presin qytetarët, por edhe Bashkimi Evropian”, theksoi ai. (INA)