Në ndryshim nga institucionet e tjera kombëtare të kulturës, sezoni i dytë në Teatrin e Operas dhe Baletit nis me Kuvajtin. 52 artistë, do të japin shfaqjen e parë për këtë vit, por këtë herë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ndër zërave më të mirë që do të këndojnë në shtëpinë e operës së Kuvajtit, Eva Golemit, Vikena Kamenicës dhe Armando Likës do ti bashkohet edhe sopranoja e njohur, Inva Mula.

Ndryshimi i dytë që do të sjellë në vazhdim sezoni është përmbajtja e kalendarit. Ai është ndërtuar në funksion të rikonstruksionit të pritshëm.

Përveç operës dhe baletit, në shtëpi do të ndryshojnë edhe dy nga zërat premtues të skenës shqiptare. Për Klodian Kaçanin dhe Enkeleda Kamanin, fituesit e ASLICO, konkursit evropian për zërat e rinj lirik do të thotë një karriere e re.

Stacioni për të cilin drejtorja Zana Çela po punon është anëtarësimi i teatrit tonë në operan evropiane.

Tv Klan