Makinaneshitje

6 muaj nga urdhëri i Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për lirimin e hapësirave publike që janë shëndruar në pika-shitje për automjetet, në kryeqytet asgjë nuk ka ndryshuar.

Këto makina vazhdojnë ende të parkuara duke zënë hapësirat publike në rrugë kryesore ku trafiku bëhet edhe më problematik.

Ferit-Xhajko

Këtu jemi në Unazën e kryeqytetit, në rrugën “Ferit Xhajko”. Në dy krahët e rrugës ka makina të parkuara që janë për tregëti. Qëndrojnë atyre prej javësh.

E njëjta situatë është pak metra më tutje, tek “Farmacia 10”.

Farmacia 10

Edhe në rrugën Hoxha Tasim, nga kryeqëzimi me Unazën deri tek Pazari i Ri, gjen dhjetëra makina që parkohen për t’u ekspozuar për tregëti.

Në fund të Prillit, përmes një letre drejtuar 14 drejtuesve të Bashkive të mëdha në vend, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kërkoi që brenda 30 ditëve, të merren masat për lirimin e parkimeve publike nga mjetet që parkohen për më shumë se 15 ditë në të njëjtin vend dhe për mjetet që parkimin publik e përdorin si pikë-shitje.

Në këtë letër thuhej se, nëse reagimi i njësive vendore nuk do të ishte i shpejtë, Policia e Shtetit do të vepronte për të liruar vend-parkimet publike duke marrë edhe masat përkatëse.

parkingjet

Këto pamje dëshmojnë se gjendja nuk ka ndryshuar. Ndërsa nuk dihet ende nëse policia ka marrë ndonjë masë ashtu siç parashikohej në letrën e Ministrit, në të cilën, pushtimi i hapësirave publike konsiderohej si shkak i drejpërdrejtë i trafikut të rënduar në Tiranë.

Tv Klan