“Zarzuela”, një formë e teatrit muzikor në të cilën fjala ndërthuret me muzikë, fragmente të kënduara dhe instrumentale është premiera që sjell Teatri i Operas dhe Baletit.

Ricardo Cassero është ajo anë e medaljes ku artistët e huaj vijnë e punojnë në Shqipëri. Prej gjashtë muajsh, disa nga sipërmarrjet më të rëndësishme artistike, si opera “Traviata” apo baleti “Liqeni i Mjellmave” në Teatrin e Operas dhe Baletit janë dirigjuar prej tij. Edhe premiera më e re me të bukurat spanjolle të “Zarzuela” do të këndohen nën drejtimin artistik të spanjollit Cassero.  

Nga ngjitja e parë në skenë me koncertin “Shpirti Spanjoll”, një vit më parë e ku dirigjentit iu desh ti vendoste orkestrës së operas dhe baletit, një standard të ri pune, të bërit prova me orë të zgjatura, sot diçka ka ndryshuar.  

Për “Grand Gala De La Zarzuela” janë angazhuar thuajse gjithë solistët dhe kori në premierën e së shtunës në “Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse”.

Tv Klan