zayn-perrie-mainPas shkëputjes nga grupi muzikor “One Direction”, Zayn Malik dhe e fejuara e tij Perrie Edwards duken shumë të lumtur.

Sunday Mirror shkruan se çifti po planifikon të martohen shumë më shpejt se sa ishte parashikuar.

Ata kanë shkuar për të parë një shtëpi me 7 dhoma gjumi, e cila sipas burimeve kushton 2 milion dollar.

Shtëpia ka gjithashtu palestër, pishina, sallë lojrash dhe ndodhet 30 minuta larg nga Londra.

Zyan dhe Perrie janë fejuar në vitin 2013 dhe që në atë kohë lidhja e tyre është komentuar si një lidhje serioze.

tvklan.al