malokuNjë muaj pas ndarjes nga grupi “One Direction”, Zayn Malik i është rikthye rrjeteve sociale.

Në një postim në Twitter, ish – pjesëtari i grupit britanik, ka shprehur mirënjohje për të gjithë fansat që, e kanë mbështetur pa kushte gjatë këtyre javëve.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë gjatë këtyre javëve, ju dua të gjithëve, ju e dini kush jeni”, shkruan në postimin e tij, Malik.

Javën e shkuar, 22 – vjeçari u shfaq në publik për herë të parë pas largimit nga 1D, ndërsa ajo që binte në sy ishte ndryshimi i look –ut të këngëtarit, i cili u shfaq me kokë të rruar. /tvklan.al