zaynMijëra fansa të grupit “One Direction” kanë ndaluar së ndjekuri në Twitter Zayn Malik, sapo ai publikoi materialin e parë si solist.

Këngëtari ka humbur 50.000 ndjekës menjëherë sapo një version solo i këngës “I Won’t Mind” u publikua në rrjetet sociale.

Pas kësaj, një burim pranë këngëtarit 22-vjeçar i tha MailOnline, se në fakt ky material nuk është kënga e parë zyrtare e Malik.

Sipas të njëjtit burim, kjo është një këngë e regjistruar për albumin e fundit të “One Direction”.

tvklan.al