1

Ka vetëm pak ditë që është shkëputur nga grupi “One Direction”, pasi u shpreh se kërkon të shijojë normalisht jetën e një 22 – vjeçari. Por paparacët kanë shkrepur disa foto kur Zayn Malik ka hyrë në studion muzikore të producentit Naughty Boy. Studio e tij e regjistrimit ndodhet në Londër.

Mendohet se një ndër arsyet e largimit të tij nga grupi mund të jetë dhe bashkëpunimi që kërkon të bëjë me producentin Boy.

2

Ndërkohë nga ana tjetër veshja dhe flokët e Malik janë komentuar pozitivisht, duke e cilësuar në formë pefekte.

Sipas dailymail.co qendrimi në studion muzkore ka konfirmuar se mes tyre do të ketë një bashkëpunim muzikor. Më parë producenti Naughty Boy ka ndihmuar në karrierën e tyre të njohurit, si Ed Sheeran, Sam Smith dhe Emeli Sande.

tvklan.al