avioni“Hape atë derë të mallkuar!”, kanë qenë fjalët e fundit të pilotit të parë të avionit të rrëzuar, drejtuar asistentit të tij, të dyshuar si shkaktar i këtij incidenti, Andreas Lubitz.

Të përditshmet gjermane, i zbardhën të dhënat pas gjetjes së njërës prej kutive të zeza të avionit.

Pas dyshimeve se piloti Lubitz vuante nga depresioni dhe përgënjeshtrimit të informacionit nga spitali ku ai po trajtohej, New York Times, aludon për diagnozë tjetër të 27 vjeçarit gjerman.

E përditshmja nju jorkeze shkruan për probleme të mundshme të Lubitz me shikimin, që mund ta rrezikonin karrierën e tij prej piloti.

New York Times supozon se ky element i ri i profilit të ndërtuar të Lubitz, i rrit mundësitë që problemet e shfaqura në shqisën e të parit të pilotit, mund të ketë pasur lidhje të drejtëpërdrejtë edhe me gjendjen e tij psikologjike.

Në anën tjetër, e përditshmja gjermane Bild, shkruan se e dashura e pilotit gjerman, është në pritje të një fëmije nga Lubitz.

Mësohet se çifiti kishte një marrëdhënie të paqëndrueshme në 7 vitet e fundit, por lajmi për ardhjen në jetë të një fëmije, për të cilin mendohet se Andreas ishte i informuar, i kishte bërë të rinjtë të mendonin për martesë dhe jetë familjare.

Hetimet e shkaqeve që çuan në rrëzimin tragjik të avionit të Germanwings, ku humbën jetën 150 persona, po vazhdojnë nën mbikqyrjen e autoriteteve gjermane dhe franceze.

Referuar të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, prokurorët francezë këmbëngulin se piloti Andreas Lubitz, e rrëzoi avionin në alpet franceze, qëlllimisht.

Në anën tjetër, puna për gjetjen e mbetjeve nga rrëzimi i avionit në jug të francez po vazhdon.

Kompania ajrore Germanwings, tashmë ka emëruar një zyrtar përfaqësues për t’i shqyrtuar procedurat e sigurisë së fluturimeve në këtë kompani.

Tragjedia me avionin e Germanwing, e ka bërë dhe Bashkimin Europian të mendojë për mundësinë e ndryshimit të rregullave, kur flasim për sigurinë e fluturimeve dhe aviacionit.

Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror, pjesë e të cilit janë 250 linja ajrore në nujë dekaratë u shpreheë të shokuar rreth ngjarjes por ripërsëritën se fluturimi, mbetet mënyra më e sigurt për udhëtim.

Tv Klan