Zbardhen përgjimet e Klemend Balilit, i shpallur në kërkim me vendim gjykate, si i dyshuar për si një nga drejtuesit e organizatës kriminale që merrej me trafik të drogës. 

ABC News ka siguruar kopjen e vendimit të gjykatës së krimeve të rënda, që i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” klemend balilit, ku janë pasqyrtuar 13 faqe format A4, me përgjimet e bisedave telefonike të Balilit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në dosjen, thuhet se këto përgjime konsistojnë të kryera pas orës 23:00 të darkës nga fund i muajt prilli deri më 8 maj 2016 ditën kur u godit grupi criminal ku edhe u arrestuan 16 të dyshuar në Greqi, 3 të dyshuar në Blegjikë, një person në Itali, një shtetas në Bullgari dhe u shpall në kërkim Klemend Balili.

Sipas këtij vendimi, thuhet se biseda e fundit dhe aktivimi I numrave që kishte në përdorim Balili janë mbyllur me datën 8 maj dhe nga ajo ditë nuk janë përdorur dy kartat dhe dy aparatet celular që ishin në përgjim nga autoritetet greke.

Nga këto përgjime, duket qartë përfshirja e Balilit në rrjetin e trafikut të drogës, pasi gjthë kohës komunikon me dy skafistët e nisur nga Shqipëria që ua rrestuan në Greqi si dhe biznesmenët grejkë, që ishin edhe pritësit e drogës. Në një nga këto bisedat, që ABC News e publikon, biznesmeni grek i shpreh shqetësimin Balilit për bllokimin e rrugëve në Greqi nga greva e punëtorëve.

Çka sipas bisedës, nuk mund të nisen kamionet e ngarkuar me drogë, për shkak të grevës nga shoferët dhe punëtor të ndryshëm. Gjithashtu janë transkiptuar edhe biseda për një shtetas kinez, i cili mendohet se mund të jetë një nga tranposrtuesit e drogës nëpër europ.

Në dosjen ABC News ka siguruar huhet se nga Janarit i vitit 2014 dhe deri më 8 maj të 2016 të dyshuarit vepronin në trafikimin dhe tregtimin e sasive të mëdha të kanabisit të papërpunuar dhe  kokainës mes vendeve evropiane – anëtarë të Bashkimit Evropian.

Si furnizues ishte Shqipëria me hashash dhe Greqia me kokainë që më pas trafikohej drejt vendeve të ndryshme të Evropës me mjete transporti ndërkombëtare, të përshtatura posaçërisht me vende të fshehta për fshehjen e lëndëve narkotike.

Mjete të cilat klasifikoheshin në Bullgari dhe në Austri, si të besuar dhe në emër të personave të ndryshëm që përdoreshin për mbulimin e aktivitetit të paligjshëm në transportin e drogës për logari të anëtarëve të organizatës kriminale. Sipas prokurorisë, Klemend Balili dyshohet se është një nga organizatorët e rrjetit të trafikut të drogës, që për dy vite ka trafikuar në të gjithë vendet e BE-së rreth 3.8 ton hashash dhe 84 kg kokainë.

/ABC News