Rikthimi i opozitës në kuvend dhe dekriminalizimi i parlamentit e institucioneve të tjera publike. Këto janë dy propozimet që eurodeputeti Eduard Kukan dhe raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein japin për zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Ato u bënë të ditura përmes një deklarate të përbashkët të publikuar pasdite në faqen e internetit të eurodeputetit të Partisë Popullore Europiane Eduard Kukan.