Ylvi Beqja pritet ta japë pjesën e dytë të dëshmisë së tij për Emiljano Shullazit dhe bandën e tij të hënën. Por ditën e premte biznesmeni ka nxjerrë në dritë me dëshminë e tij edhe të tjerë persona të cilët janë të përshirë në këtë çështje.

Beqja i ka treguar togave të zeza se i janë ofruar 7 milion euro që të mos japë dëshminë kundër bandës së Shullazit për pronësinë e ish-hotel Vollges. Oferta i është bërë nga një person i cili është emër i njohur për drejtësinë. Fillimisht atij do ti jepeshin 1 milion euro në dorë dhe pjesa tjetër me këste.

Por Beqja ka rrëfyer se kjo gjë nuk është pranuar nga ai. Fill pas kësaj disa biznesmenë në Krujë e kanë akuzuar se Beqja u ka marrë para borxh. Ai pretendon se pretendimet e biznesmenëve janë dhënë pas kërcënimeve nga disa persona të lidhur me Shullazin dhe nën dirigjimin e një avokati të njohur.

Prokuroria për Krimet e Rënda thotë se në hetimin e bandës së Emiljano Shullazit ku janë arrestuar Gilando Dani, Blerim Shullazi, Endri Zela dhe Endri Qyqja ka dhe të tjerë persona të përfshirë. Burimet thonë se në ditët në vijim prokuroria të  firmosë urdhër-arreste të tjera.

Tv Klan