Ky personi i arrestuar si autori i plagosjes së Vangjush Kasharës, pronarit i një argjendarie të hënën paradite.

28 – vjeçari i identifikuar nga policia si Albi Nazaj, nga Vlora, me banim në Tiranë, e qëlloi atë me pistoletë gjatë tentativës për të grabitur argjendarinë.

Fotoja është marrë nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë vendit të ngjarjes, ndërsa largohej në këmbë me vrap.

Përmes këtyre pamjeve u bë i mundur edhe identifikimi i tij.

Edhe disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes, i ndihmuan efektivët e policisë përshkrimet e tyre.

Ata i thanë policisë se i dyshuari kishte një tatuazh në krah, i veshur me pantallona xhins, një kapele dhe një bluzë të bardhë, ashtu siç shihet në foton e siguruar nga Televizioni Klan.

Albi Nazaj u ndalua në rrugën “5 Maji” jo shumë larg vendit ku banonte, në një distancë prej rreth 500 metrash nga vendi i ngjarjes.

Policia kontrolloi banesën e tij, por nuk mundi të gjente armën e krimit.

Dyshohet se ai e hodhi armën në një kosh mbeturinash, menjëherë pasi plagosi në krah pronarin e argjendarisë.

Nazaj nuk e ka pranuar krimin dhe ka thënë se nuk qenë në Rrugën e Dibrës në momentin e ngjarjes.

Por disa dëshmitarë e kanë identifikuar atë mes personave të tjerë.

Për të përforcuar provat e tyre, prokuroria dhe policia morën kampionë biologjikë për të kryer testin e ADN- së së të arrestuarit, për t’i krahasuar me gjurmët që ai ka lënë në argjendari, apo gjatë përleshjes me pronarin e saj.

Policia tha se ai ka precedentë të mëparshëm për vjedhje dhe kundërshtim të forcave të rendit.

Tv Klan