vrasja shkoder

Policia arriti të zbardhë të gjithë skemën e vrasjes së mbetur në tentativë të mjekut të Shkodrës Agron Torelli. Hetimet kanë zbuluar edhe motivin e porositjes nga Eljo Hato, i cili po vuan një dënim për vrasje në burgun e Lezhës.

Grupi hetimor thotë se po kryen veprime për të faktuar mënyrën dhe personat që kanë patur dijeni për atenatin që do të kryhej në qytetin verior.

Policia ka arrestuar njeriun që do të shkrepte armën mbi mjekun Agron Torelli. 21- vjeçari, thonë blutë është ndihmuar nga shtetasi me inicialet SH.Rr, i shpallur në kërkim.

Deri tani kanë dalë në skenë tre pjestarë të këtij grupi, por nuk përjashtohet mundësia që mund të jenë të përfshirë dhe të tjerë persona. Marrja në pyetje e Osman Alija dhe Eljo Hato pritet t’i japë përgjigje mjaft pyetjeve për motivin e saktë të vrasjes mbetur në tentativë.

Policia dhe Prokuroria është fokusuar dhe tek e shkuara e djalit të mjekut, Reinold Terolli, emër i njohur për policinë.

Në 2013 ai plagosi një person në qytetin e Shkodrës, duke e lënë të paralizuar. Edhe Reinold Terolli mësohet se është në burgun e Lezhës.

Ka dyshime që kjo plagosje të jetë shkak i porositjes së vrasjes së babait të tij. Por hetuesit janë fokusuar dhe tek konflikte të vjetra që mund të kenë patur Eljon Hato me Reinol Terollin. Gjithashtu një pistë tjetër janë mosmarrëveshjet që mund të kenë patur në burg duke qënë se vuajnë dënimin në të njëjtin vend, në burgun e Shën Kollit.

Tv Klan