1Policia e Tiranës ka zbardhur shkaqet e shpërthimit me tritol mbrëmjen e kaluar pranë zonës Vasil Shanto në Tiranë.

Autori i vendosjes së ekplozivit në objektin që ishte në ndërtim dyshohet se është shtetasi, Artur Bardhi i cili këtë ndërtim ia kishte lënë si kolateral bankës pasi kishte marrë një kredi.

Banka ia kishte shitur objektin një shtetasi që kishte nisur ndërtimin. Kjo çoi në konfliktin mes Bardhit dhe pronarit të ri. Sasi e eksplozivit ishte vendosur në një prej kollonave të betonit

Nga shpërthimi u plagosën dy persona kalimtarë të rastit dhe disa automjete të parkuara afër objektit.

Tv Klan