Komisioni i Garancive Statutore në Partinë Socialiste i ka kthyer përgjigje 12 antarevë të Partisë socialiste mes të cilëve dhe Ben Blushi, Arta Dade, Mimoza Hafizi dhe ish-presidenti Mejdani për kërkesën e tyre lidhur me disa shkelje të pretenduara prej tyre të statutit.

Tv Klan ka arritur të sigurojë përgjigjen, e cila është përpiluar me shkrim ashtu siç deklaroi kryetari i saj të premten e shkuar, ku u dëgjuan pretendimet e socialistëve firmëtarë.

Lidhur me shqetësimin e artikuluar në publik nga deputeti Blushi për mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Partisë Socialiste si dhe nëse ka legjitimitet kryetari aktual i partisë, që i ka përfunduar mandati prej vitit 2013  “gjykata” e Partisë Socialiste intepreton se “Organet politike, individuale apo kolegjiale, që kanë funksione përfaqësimi, janë legjitime deri në zëvendësimin/rizgjedhjen e tyre nga organi i përfaqësuar apo një organ tjetër më i lartë i përcaktuar në Statut.

Por tej në dokument thuhet se në rendin e ditës së Kongresit, në pikën 6 është parashikuar edhe nisja e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të PS, një atribut dhe kompetencë e Kongresit të Partisë, nga ku burojnë edhe Statuti dhe Programi.

Menjëherë pas kësaj përgjigje ka ardhur edhe reagimi i deputetes Mimoza Hafizi, një prej nënshkruesve të kërkesës. Ajo thotë se Komisioni nuk e ka interpretuar kërkesën, nëse mandati 4 vjeçar i kryetarit të PS është shkelur, me argumentin se ky fakt është i qartë, dhe nuk ka nevojë për interpretim.

Tv Klan