Një ditë pas vrasjes së 21- vjeçarit Ervis Zyba në Gjorm të Kurbinit në vendin e quajtur Fushë Milot, policia ka zbardhur motivet e ngjarjes dhe ka arrestuar 2 persona. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë. Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të dobët, të ndodhur përpara një viti në të cilin ishte përfshirë shtetasi Elgert Cara dhe shtetasi Xhevahir Lika, ky i fundit shok i viktimës.

Autoritet policore kanë shpallur në kërkim Dorjan dhe Elgert Carën të cilët janë identifikuar si autorët e ngjarjes.

https://www.youtube.com//embed/Lag0bCgXorY

Në prangat e policisë ka rënë shoku i viktimës Xhevahir  Lika,  21 – vjeç dhe akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armëve luftarake e municionit”. Gjithashtu u arrestua shtetasi Drilon Leka  27 – vjeç i akuzuar për moskallëzim krimi.

Policia ka ndërtuar skemën e ngjarjes dhe nga informacionet mësohet se viktima Ervis Zyba së bashku me shokun e tij Xhevair Lika kanë qenë së bashku në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe rreth orës 01 : 30 të mëngjesit kanë hipur në automjetin e tyre. Në këto momente drejt tyre janë afruar shtetasit Elgert Cara dhe Dorjan Cara të cilët janë konfliktuar me Xhevair Likën.

Në debat e sipër  Elgert Cara ka qëlluar me armë automatike, ndërsa  Dorjan Cara ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim automjetit ku ndodheshin Xhevair Lika dhe Ervis Zyba.

Ndërkaq Xhevair Hysa  është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri. Shkëmbimi i zjarrit i ka marrë jetën 21 – vjeçarit Ervis Zybës./tvklan.al