Ka shkuar në 27 viktima të konfirmuara bilanci tragjik në Hotel Rigopiano, në Itali, që u godit nga tërmeti javën e kaluar.

Mbrëmjen e së mërkurës, ekipet e shpetimit nxorrën nga rrënojat edhe dy trupa tjerë të pajetë. Kërkimet vijojnë për gjetjen e 2 trupave të fundit, ndërsa 11 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Shpresat sa vijnë e zbehen për gjetjen personave të mbijetuar, pasi ekipet në vendngjarje thonë se ka mbetur shumë pak oksigjen nën rrënoja. Hoteli Rigopiano u shemb nën një ortek, i cili u shkëput nga mali Gran Sasso, pas tërmetit të fortë që goditi Italinë qendrore.

Tv Klan