“Dashuria nuk njeh moshë”.

Mesa duket kjo shprehje gjen më së miri vend për një 17-vjeçare angleze e cila i dha fund marrëdhënies me moshatarin e saj dhe u lidh me një 44- vjeçar amerikan.

Avalon Garvey, nga Bradford, West Yorkshire, është shprehur se është shumë e lumtur me të dashurin e saj amerikan Doug Traser. Ata u njohën në internet në një faqe takimesh.

Avalon Garvey me të dashurin amerikan Doug Traser

Pasi folën disa kohë ai mori menjëherë avionin nga San Francisco, Kalifornia dhe udhëtoi drejt Britanisë për të njohur nga afër të dashurën e tij. Doug u tregu i sinqertë dhe i tregoi adoleshentes së kishte qenë dy herë i martuar dhe kishte tre fëmijë, por mesa duket për Avalon më të rëndësishme ishin ndjenjat që kishin për njeri tjetrin, dhe aspak e shkuara e tij.

Ajo tha për “The Sun” se u dashurua menjëherë sapo e pa 44- vjeçarin amerikan dhe nuk kishte asnjë gjë të jashtëligjshme në këtë mes, pasi ajo ishte në një moshë që mund të kryente marrëdhënie seksuale.

Avalon është tani një studente e vitit të parë në Universitetin dhe ajo e ka marrë Dougin një natë me miqtë e saj të universitetit. Gjithashtu edhe nëna e saj e ka takuar partnerin e vajzës si dhe tre fëmijët e tij.

/tvklan.al