Një 50-vjeçar nga Tirana humbi tragjikisht jetën pak pas mesnate në hyrje të tunelit të Krrabës. Eduart Rajko, drejtonte një kamion, kur zbriti nga mjeti i tij dhe tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Pikërisht në këtë moment, nga pakujdesia ai ra poshtë nga një lartësi rreth 30-40 metra. Nga hetimet paraprake rezulton se shoferit i është fikur kamioni pikërisht në këtë vend, pasi i ka përfunduar karburanti.

Ai dyshohet se zbritur nga automjeti për të shkuar për të gjetur karburant, por duke kaluar nga ana tjetër e rrugës, për shkak të errësirës, nuk ka kuptuar se po kalonte mbi një urë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor të cilët kanë kryer veprimet procedurale.

/tvklan.al