Një studim i fundit ka zbuluar se kanceri i gjirit mund të rishfaqet 15 vite pasi është trajtuar me sukses.

Femrat me tumore dhe kancer të një niveli të lartë, që janë përhapur në nyjet limfatike kanë riskun më të lartë prej 40% që sëmundja të rikthehet.

Kërkuesit janë të mendimit që terapia me hormone mund të reduktojë riskun që kanceri të përsëritet.  

Studiuesit analizuan progresin e 63,000 grave për 20 vjet. Ato kishin të gjitha të njëjtën formë të kancerit të gjirit.

Çdo paciente u trajtua me ‘tamoxifen’ dhe frenues ‘aromatese’, të cilat bllokojnë efektet e estrogjenit ose pengojnë furnizimin me hormone.

Pavarësisht kësaj, pas 5 vitesh trajtim kanceri ishte larguar, por 15 vite më pas, një numër grash zbuluan se sëmundja ishte përhapur në të gjithë trupin.

Gratë që kishin tumor dhe kancer më të madh, të përhapur në 4 ose më shumë nyje limfatike kishin risk më të lartë që të rikthehej sëmundja.

Ndërsa, ato që kishin tumor të një niveli më të ulët dhe jo shumë të përhapur në nyjet limfatike kishin një risk vetëm prej 10%, që kanceri të kthehej pas disa vitesh.

/tvklan.al