Një studim i ri ka zbuluar se Ibuprofen mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimerit. Për pacientët që janë në rrezik të preken nga kjo sëmundje, ata mund ta parandalojnë përmes marrjes së një doze në ditë.

Autori kryesor i studimit, Doktor Patrick McGeer i Universitetit British Columbia, tha se individët tashmë kanë një zgjidhje për këtë sëmundje dhe nuk është nevoja për recetë apo vizitë tek mjeku.

“Ky është një zbulim i rëndësishëm që na çon në një drejtim ku Alzheimeri mund të eliminohet përfundimisht. Nëse aplikohet në të gjithë botën, Alzheimer do të zhduket. Zbulimi ynë ka ndryshuar gjithçka

“, thotë ai.

Megjithatë nuk është përcaktuar ende doza e saktë ditore për përdorimin e Ibuprofen. Studiuesit besojnë se mund të jetë një ose dy tableta në ditë në mënyrë që të jenë efektive.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alzheimeri, që shkakton humbje të kujtesës, është një sëmundje që prek 5.5 milionë njerëz. Ky zbulim i ri, mund të jetë një kthesë e rëndësishme në parandalimin dhe mjekimin e saj.

/tvklan.al