Në plazhin e Essex, është gjetur një dhëmb mamuthi, që besohet se është 3 milionë vite i vjetër.

Artefakti u gjend në Naze, në gjirin e Essex.

Ndërkohë që disa ekspertë besojnë se mund të jetë rreth 3 milionë vite i vjetër, të tjerë thonë se mund të jetë më i ri, rreth 50,000 vite.

Fosili i zbulua nga Wendy dhe John Booth, në Naze ku shkojnë shpesh për të kërkuar.

“Në fillim mendova se ishte një copë betoni. U gëzova shumë kur e kuptova se çfarë ishte. S’kemi gjetur kurrë diçka të tillë më parë. Mund ta quajmë zbulimi i shekullit”, tha Wendy./tvklan.al