10 çanta me kanabis janë zbuluar këtë të mërkurë në Vlorë. Efektivët e qytetit bregdetar kishin marrë informacion se po tentohej të trafikohej lëndë narkotike në drejtim të Italisë, për këtë arsye, rreth orës 16:00 ata bënë kontroll në zonën e Gjirit të Bristanit, në Karaburun, ku gjetën dhe thasët e fshehur me kanabis.

Deri tani, droga e kapur është rreth 250 kilogramë.

Aktualisht policia vijon kontrollin e territorit, pasi besohet se ka sasi të tjera lënde narkotike në pyll.

Po kontrollohet edhe Gjiri i Dafinës, ku deri tani janë gjetur 10 bidona benzinë.

Lënda narkotike në këtë zonë, sqaron policia, është transportuar me kafshë, duke shfrytëzuar rrugët malore të vështira që të çojnë në zonën pas Karaburunit./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”134″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]