4361b9ad46d6b3fd4e78685eb7baf3e3

Një arsenal i vërtetë armësh është zbuluar nga policia vetëm pak metra nga vendi i sulmit mbi RENEA – n më 24 qershor në fshatin Lazarat ku humbi jetën efektivi Ibrahim Basha.

2a5c9b5d3ea3e727f849e53eaa6ed1a1

Ato ishin fshehur në këtë pusetë nga autorët e sulmit, menjëherë pas ngjarjes, në afërsi të shkollës së mesme të fshtatit dhe vetëm rreth 50 metra larg vendit të krimit.

Policia thotë se për zbulimin armëve u përdorën metoda proaktive. Brenda pusetës jane gjetur armë të kalibrit të rëndë dhe të lehtë si dhe municione luftarake.

Grupi hetimor ka marrë në dorëzim armët për t’ia kaluar ato ekspertizës që do të bëjë edhe perpunimin shkencor të armatimit të gjetur. Armët do të ekzaminohen për gjurmët e gishtave dhe ndërsa do të kryhen edhe provat balistike për të parë nëse kanë qëlluar ditën e ngjarjes.

Policia thotë se këto armë, u përdorën nga i ashtuquajturi “grupi i zjarrit” që drejtohej nga vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko. Nga pamjet e shpërndara nga policia duket se janë gjetur dy kallashnikovë, një mitraloz, granatëhedhës, fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në grupin e armëve nuk është gjetur ndonjë armë snajper e dyshuar nga policia si e përdorur për vrasjen e efektivit të policisë. Lazarati u kthye në vëmendje pas ngjarjeve të ndodhura dy ditë pas zgjedhjeve lokale. Fillimisht gjatë natës u dëgjuan të shtëna armësh në fshat. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kërkuan ndihmën e RENEA – S.

Gjatë ndalimit të të riut Xhulio Malo furgoni i forcave RENEA u qëllua me breshëri plumbash dhe për pasojë humbi jetën një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë.

Më pas nisi një operacion i gjerë policor ku u angazhuar mbi 500 forca policore. Disa prej të dyshuarve u ndaluan në fshat ndërsa vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko u rrehuta në pyllin pranë fshatit Kardhiq.

Përpara hetuesve kanë dhënë dëshmi të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes, dy prej të rinjve që ndaluar.

Tv Klan