Të burgosurit përfshihen shpesh ne marrëdhënie homoseksuale të pambrojtura, duke rritur kështu riskun e përhapjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, qoftë kjo edhe hiv-aids.

Një studim i kryer së fundmi me të burgosur nxjerr në pah se ata përfshihen në sjellje të rrezikshme.

Mes 200 të burgosurve të analizuar, specialistët kanë konstatuar dy raste të reja me hiv dhe dhjetëra me hepatit dhe sifiliz.

Sipas të dhënave të këtij studimi , 13% e të burgosurve, kanë pohuar se përdorin droga të llojeve të ndryshme.

Mesa tyre shpesh ata shkëmbejnë edhe shiringat, duke shtuar riskun për përhapjen e sëmundjeve infektive./ TV KLAN