Për herë të dytë brenda muajit, në afërsi të gjirit të Xhorxhias, SHBA është dalluar një anije spiune ruse.

Një zyrtar i marinës amerikane kë thënë për CNN se ka mundur të njohë nga 32 km larg në jug të bazës, Viktor Leonovin, një spiun i njohur rus.

Sipas tij, anija ndaloi si fillim në Kubë para se të nisej në drejtim të SHBA.

Anija spiune Vishnya ka kryer patrullime të ngjashme në vitin 2014 dhe 2015. Ajo ishte e pajisur me pajisje përgjuese që mund të dallonin shenja inteligjence.

Juridiksioni i SHBA shtrihet 22 km nga bregu, gjë që do të thotë se anija ruse ishte brenda ujërave ndërkombëtarë./tvklan.al