Shkenctarët në Japoni kanë zbuluar një lloj të rrallë bakterie, e cila mund të ha plastikën. Ky zbulim mund të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm, duke ndihmuar të shpëtohet planeti nga problemi gjithmonë e më në rritje i mbetjeve plastike.

Ku lloj i veçantë bakterie shpërbën një ndër elementët kryesore plastikës të qujatur Polyethylene Terephthalate, ose thjesht PET, që përdoret shpesh në shishet plastike të pijeve, kozmetikës, apo detergjentëve.

Zbulimi është publikuar në revistën akademike ‘Science’ ditën e premtë dhe në lidhje me procesin e shkruan: “Ideonella sakaiensis (emri i bakterit) shpërbën plastikën duke përdorur dy enzima”

Një lajm i mirë ky për ambjentin , ku një e treta e të gjithë paketimeve platike  shpërndahen në naturë.

 

plastic-pollution-indian-patch

Në 2050 më shumë plastikë se peshq në oqeane

Sipas Forumit Ekonomik Botëror, i bazuar në analizmin e 20 studimeve dhe në 180 intervsita me ekspertë, në vitin 2050 do të ketë më shumë pastikë se peshq (të llogaritur ne peshë) në oqeanet e botës.

Në shtator të këtij viti, kërkuesit gjithashtu zbuluan një krimb që jeton me një dietë të bazuar në materiale pastike./tvklan.al