Mandatory Credit: Photo by Business Images/REX Shutterstock (3504583a) Model Released - Young Girl Turning Off Light Switch VARIOUS

Shkencëtarët amerikanë kanë arritur të zbulojnë atë mund të konsiderohet si “çelësi i pavdeksisë”. Bëhet fjalë për një gjen, i cili mbron qelizat nga degradimi për një periudhë të caktuar, që me pak fjalë është përgjegjës për procesin e plakjes.

Zbulimi është bërë pas një studimi të nisur vite më parë nga një grup shkencëtarësh të Universitetit Veriperëndimor në Shtetet e Bashkuara, të cilin e publikuan këtë javë në revistën shkencore Molecular Cell.

Eksperimenti është bërë tek krimbat parazitarë transparentë të zorrës së trashë. Shkencëtarët ndërhynë tek qelizat e indit somatik, duke bllokuar sinjalet biokimike, përgjegjëse për procesin e degradimit të qelizave.

Procesi i degradimit të qelizave tek këta krimba nis me fillimin e procesit të riprodhimit. Shkencëtarët mendojnë se me të njejtën metogologji mund të ndërhyet në të ardhmen edhe tek njeriu, çka mund të ndikojë në ngadalësimin e procesit të plakjes, kurimin e sëmundjeve që lidhen me të dhe rritjen e jetëgjatësisë.

Tv Klan