Një studim i ri ka zbuluar se migrena shkaktohet kryesisht nga probleme që lidhen me furnizimin e sistemit trupor me gjak. Të dhënat janë tepër të rëndësishme, pasi mund të ndihmojnë në krijimin e trajtimeve të reja për të ardhmen, për këtë sëmundje.

Publikuar në International Genetics Consortium (IHGC), këto rezultate, sipas shkencëtarëve mund t’i japin përgjigje pyetjes së ngritur prej kohësh nga mjekët: nëse migrena vjen kryesisht nga probleme vaskulare (që lidhen me furnizimin e dobët me gjak), apo neurologjike, (i lidhur me sistemin nervor).

Konsorciumi analizoi të dhënat e mbi 60 mijë rasteve të pacientëve që vuajnë nga migrena. Në studim morën pjesë grupe nga mbi 12 vende të botës.

Të dhënat treguan se problemet vaskulare dhe të muskujve luajnë një rol madhor në shkaktimin e migrenës./tvklan.al