Policia vazhdon kontrollet në të gjithë vendin për të asgjësuar kanabisin. Në Shkodër janë zbuluar 361 bimë narkotike në dy raste të ndryshme. Poilicia thotë se në fshatin Bene të Njësisë Adminisstrative Shllak, në një tokë të hapur rishtas ishin kultivuar 167 bimë kanabis.

Për këtë ngjarje janë proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi kryeplaku i fshatit Kron i Madh N.M 30 vjeç, kryeplak i fshatit Bene D.L 65 vjeç dhe punonjësi i pyjores M.L 26 vjeç.

Gjithashtu, në vendin e quajtur “Perroi i Stanit Petokut” në malin e fshatit Srriqe, Njësia Administrative Qafë Mali, u gjetën 194 kanabisi.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/tvklan.al