Aktori i njohur turk, Ozcan Deniz, ka nisur një romancë të re pas ndarjes së bujshme nga Buse Narci.

“Hurriyet” raporton se e dashura e re e aktorit të njohur për rolin e Kahramanit tek seriali “Një pjesë e imja” është Selin Yagcıoglu, e cila është bërë e famshme falë videove që postonte në YouTube. Kjo ka bërë që ajo të quhet në media edhe si “YouTube-iste”.

Dy personazhet e njohur raportohet se janë takuar larg syve të medias. Edhe pse nuk e ndjekin njëri-tjetrin në median sociale, Deniz e ka prezantuar edhe me familjen.

Selin Yagcıoglu ndiqet në median sociale nga të afërm të Denizit, si kutana Evren Deniz dhe nipërit e tij.

Aktori 44-vjeçar njihet për lidhjet e shumta me personazhe të njohura në Turqi, shumë më të reja në moshë, përfshirë edhe aktoren Fahriye Evcen, e cila pritet të martohet në muajt e ardhshëm me aktorin Burak Ozcivit (Bali Beu)./tvklan.al