Shkencëtarët kanë zhvilluar një ilaç që imiton dritën e diellit për të nxirë lëkurën, pa përfshirë asnjë rreze të dëmshëm ultraviolet.

Ilaçi bën që lëkura të prodhojnë ngjyrën kafe të pigmentit melaninë, sipas testeve të kryera në disa mostra lëkurësh dhe tek minjtë.

Provat tregojnë se ky ilaç do të funksionojë edhe tek kokëkuqet, që normalisht digjen në diell.

“BBC” tha se është prodhuar nga një skuadër në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusettsit, të cilët shpresojnë se zbulimi i tyre do të parandalojë kancerin e lëkurës e madje të ngadalësojë plakjen e lëkurës me kalimin e viteve.  

Ilaçi vendoset në lëkurë për të shmangur dëmin dhe të nisë procesin e prodhimit të melaninës.

Mjekët e skuadrës thanë se qëllimi pse i ishin futur punës për prodhimin e këtij ilaçi ishte mbrojtja e lëkurës nga rrezatimi ultraviolet dhe kanceri.

Pigmenti i zi lidhet me rrezikun më të ulët të prekjes nga të gjitha format e kancerit.

Testet e publikuara në revistën “Cell Reports” tregojnë se melanina e prodhuar nga ilaçi ishte në gjendje për të bllokuar rrezet ultraviolet.

Shkencëtarët synojnë që njerëzit ta përdorin ilaçin sëbashku me kremin kundër diellit për të dhënë rezultatin maksimal kundër rrezeve të dëmshme të diellit.

Por, lajmi i keq është se ilaçi nuk është hedhur ende në treg pasi skuadra do të kalojë edhe një seri testesh të tjera.

Në raport thuhet se një prej shenjave më dramatike të plakjes është mënyra si duket lëkura juaj. Dhe mjekët pretendojnë se ky ilaç do ta mbajë lëkurën të shëndetshme për një kohë më të gjatë./tvklan.al