kanceri i gjirit

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për ndalimin e përhapjes së qelizave kancerogjene në kocka. Bëhet fjalë për medikamentin bisphosphonates, që përdoret prej kohësh për trajtimin e osteoporozës.

Zbulimi vjen nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Sheffield dhe mund të jetë çelësi për të shpëtuar mijëra jetë femrash që preken nga kanceri i gjirit.

Tumorët sekondarë në kocka janë shkaku kryesor i vdekjes së pacientëve të prekur nga kanceri në gji.

Ky zbulim u postua në revistën shkencore “Nature”.

Sipas ekspertëve të Universitetit të Sheffield, do të duhet ende punë dhe teste të tjera për t’u vërtetuar përfundimisht efikasitetin e bisphosphonates, megjithatë nëse këto teste do të jenë të suksesshme, shkencëtarët besojnë se shumë shpejt do të kenë një kurë të re për trajtimin e kancerit./tvklan.al