Shtëpia kinematografike, Disney, zbuloi zyrtarisht kastën e aktorëve që do të interpretojnë në ripërtëritjen e filmit të animuar “Aladin”. Regjisori i filmit të famshëm me kartona, pritet të jetë Gaj Riçi.

Personazhi që ngjallur më shumë reagime është ai që do të luajë xhindin. Roli iu besua aktorit Uill Smith. Zgjedhja e aktorit të njohur hollivudian është komentuar mjaft në media dhe rrjete sociale si një goditje jo e fort e menduar.

Cilësitë e Uill Smith natyrisht nuk vihen në dyshim, por dyshimet e fansave të filmit janë për zërin e Xhindit, i cili në kujtesën e publikut është skalitur nën dublimin e shkëlqyer të të ndjerit Robin Uilliams.

Dy aktorët e tjerë protagonistë tërhoqën po ashtu vëmendjen e fansave. Aladini do të interpretohet nga Mena Masud, aktori kanadez me origjinë egjiptiane.

Roli i princeshës Xhazmin i është besuar 24-vjeçares britanike Naomi Scott. Animacioni i Aladin është realizuar në vitin 1992. Disney ka rritur të mbledhë falë tij 504 milinë dollarë në mbarë botën.

Tv Klan