Një laborator i përpunimit dhe paketimit të heroinës është zbuluar në shtëpinë e dy shqiptarëve në Cremona të Italisë.

Hetimi i policisë nisi pasi kishte vënë re disa lëvizje të dyshimta të shqiptarëve. Pas disa kohësh përgjime, hetuesit hynë për kontroll në banesën e tyre dhe aty zbuluan rafineri droge.

Dy shqiptarët u arrestuan në flagrancë, ndërsa në shtëpi dhe në makinë ju gjetën 4.6 kg heroinë e pastër dhe 30 kg substancë për përzierje të heroinës.

Policia thotë se gjeti edhe pajisje që shërbenin për paketimin e drogës dhe prerjen e saj. Identiteti i dy shqiptarëve nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrugët e trafikut të heroinës.

/tvklan.al